Trajneri i kombëtares, mediat italiane: Duka dhe Reja arrijnë akordin

Nga A2 CNN
8 Prill 2019, 15:34 | Futboll
Trajneri i kombëtares, mediat italiane: Duka dhe Reja arrijnë akordin

Edi Reja pritet të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Vendimtar duket se ka qenë takimi i fundjavës që sapo lamë pas, ndërmjet presidentit të FSHF-së, Armand Duka me ish-teknikun e Lazio-s, Napol-it dhe Atalanta-s.

Kreu i Federatës u ul sërish në diskutime me 73-vjeçarin, këtë herë në Bologna, aty ku duket se është arritur edhe akordi.

Sipas radio “Kis Kis” në Itali, mungojnë vetëm detajet e marrëveshjes, me Rejan që do të bëhet pasardhës i Christian Panucci në stolin kuqezi. Ndërkohë, pritet edhe zyrtarizimi nga Federata e Futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos