Mozaiku ikonë i fasadës së Muzeut Kombëtar

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 09:56 | Aktualitet

Realizmi socialist ka lënë pas disa vepra shumë identifikuese të cilat sot janë një emblemë e qytetit të Tiranës. Një prej tyre është mozaiku ikonë i fasadës së Muzeut Historik Kombëtar. Por, ky mozaik, sikurse edhe shumë objekte të trashëgimisë kulturore, u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Bashkimi Evropian iu përgjigj pozitivisht kësaj krize duke akorduar një buxhet prej 40 milionë eurosh edhe për site të rëndësishme në vende të tjera të botës. Restaurimi i fasadës së Muzeut Historik Kombëtar kapi vlerën e gati 1 milion eurove. Për të na treguar për këtë restaurim të vështirë ishte e ftuar në studion e “Dita Jonë”, në A2 CNN, Lejla Hadzic, Këshiltare e Lartë për Trashëgiminë Kulturore në UNOPS Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos