Mpiksje gjaku dhe trombozë, një tjetër vend "bojkoton" vaksinën e Astrazenecas

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 08:47 | Bota
Mpiksje gjaku dhe trombozë, një tjetër vend "bojkoton"

Një tjetër vend "bojkoton" vaksinën e Astrazenecas kundër Covid-19. Tajlanda ka shtyrë pa një afat të caktuar përdorimin e saj, pas raporteve më të fundit për mpiksje të gjakut apo trombozë, edhe pse në këtë shtet nuk është shënuar ende asnjë rast i tillë.

Kryeministri i vendit tha se edhe pse ishte parashikuar që fushata me këtë vaksinë të niste këtë të premte, e ka shtyrë atë. Shtyrja vjen pasi një numër shtetesh europiane, mes tyre edhe Danimarka e Norvegjia, pezulluan përdorimin e vaksinës.

Thuajse 5 milionë europianë janë vaksinuar deri më sot me një ose dy doza të Astrazenecas. Sipas këtyre rezultateve, në 30 raste janë shënuar problematika në gjak shoqëruar me trombozë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/11/tromboze-dhe-mpiksje-gjaku-disa-shtete-europiane-pezullojne-vaksinen-e-astrazeneca/
https://a2news.com/2021/03/11/aifa-urdheron-ndalimin-ne-itali-per-nje-seri-te-vaksines-astrazeneca/

A2 CNN Livestream

Latest Videos