
Milani mori një fitore të madhe mbrëmjen e së dielës në ndeshjen për një vend në Champions sezonin e ardhshëm, ku fitoi në transfertë 0-3 ndaj Juventusit.
Megjithatë, nga kjo sfide skuadra e Piolit humbi Ibrahimovic, i cili mbeti i dëmtuar në gju pas një përplasje me mbrojtësit bardhezi.
Një ditë nga sfida, “Sportmediaset” shkruan se shkalla e dëmtimit të suedezit ende nuk është përcaktuar, por tani mund të thuhet se sezoni për të mund të quhet i mbyllur, ndërsa mungesa në ndeshjen e radhës ndaj Torinos është sigurt.
Po ashtu, Milani do të luajë ndaj Torinos edhe pa Diaz, i cili ishte lojtari i ndeshjes nda Juventusit, por edhe pa Alexis Saelemaekers për shkak kartonësh. (A2 Televizion)