Gjatë 60 viteve të fundit, Fondacioni Afrikan i Kafshëve të Egra, ka mbrojtur kafshët dhe ka restauruar habitatet e tyre të dëmtuara. Tani, organizata po tenton një qasje të re sensibilizimi, përmes fotografisë, duke zhvilluar kështu një konkurs ku shfaqen imazhet më të mira nga bota e egër e Afrikës. Gara synon të arrijë tek audienca të ndryshme dhe të inkurajojë njerëzit që të jenë më aktiv në ruajtjen e mjedisit dhe kafshëve.
Fotografë të të gjitha moshave dhe prejardhjeve, profesionistë dhe amatorë, u ftuan të paraqiteshin në konkurs, që rezultoi të kishte gati 9000 aplikime nga 50 vende anembanë globit. Një panel gjykues, i përbërë nga fotografë dhe aktivistë, zgjodhën fituesit nga 12 kategori të tilla si: "Arti në natyrë", "Bashkëjetesa dhe konflikti", apo "Heronjtë e ruajtjes". Çmimi i madh i shkoi fotografit italian, Riccardo Marchegiani, për foton e tij të një babuni me të voglin e saj, duke u ushqyer në luginat e maleve Simien të Etiopisë. (A2 Televizion)