Resortet luksoze të harruara të epokës komuniste

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 17:56 | Lifestyle

Dikur ishin resortet më të famshme të Polonisë komuniste, por sot janë shndërruar në një “godina fantazmë”. Për këtë arsye, fotografi Marcin Wojdak, po shëtit vendin e tij për të fotografuar dhe risjellë në vëmendjen e autoriteteve atë që ai e konsideron një pjesë të historisë polake.

Të ngritura rreth viteve 1950 e më vonë, këto struktura moderniste u ndërtuan si pjesë e një plani socialist për të mundësuar pushimin e merituar për të gjithë klasën punëtore, njëlloj si kampet e punëtorëve që funksiononin në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës.

Pas rënies së komunizmit ne Europë në fund të viteve 1980, këto resorte u lanë në harresë. “Sot do të ishte shumë e vështirë të merrje leje ndërtimi për këto objekte në këto vende të mrekullueshme”, tha Wojdak për “First News”. “Shumë prej tyre janë ndërtuar buzë liqeneve, në bregdet apo në male”.

“Këto janë muze të hapur që kushdo mund t’i vizitojë për të mësuar më shumë për një epokë të harruar, që ndryshon tërësisht nga grupi i vlerave kapitaliste që kemi sot”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos