Shyqyri Nimani është njeriu që ka shkruar me kaligrafi deklaratën e Pavarësisë, dokumentin historik me të cilin Kosova u shkëput përgjithmonë nga Serbia. Në një intervistë për A2 CNN, ai tregon se i është dashur të punojë në luftë me kohën për të realizuar dokumentin. “Ka qenë pak e vështirë, për arsye se kam menduar se do të kem 1 javë kohë për të kaligrafuar në pergamenë. Por nuk pata kohë. Shumë u shqetësova dhe kisha vetëm pak orë. Diku pas mesnatës e pashë që ndoshta do të dështoj, sepse ishte teksti i gjatë. Duhet të lija vend për Presidentin, Kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe 120 nënshkrimet e parlamentarëve... Në një moment i them djalit, “më duket do të dështoj”. Ai më dha mbështetje të fortë dhe më tha që nuk do ta lejojmë të dështosh”, tregon ai. (A2 Televizion)
“Mu duk se do të dështoja”, kaligrafisti i Pavarësisë, Shyqyri Nimani tregon emocionet e 15 viteve më parë
