“Mu dukën si gurë shahu”, talebanët 'shpërthejnë' ndaj Princit Harry për vrasjen e afganëve të pafajshëm

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 20:27 | Bota

Administrata talebane ka denoncuar Princin Harry të Britanisë, i cili pranoi një ditë më parë vrasjen e 25 personave gjatë detyrës ushtarake në Afganistan. Ndërkohë, një zyrtar i lartë afgan ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për vrasjen e civilëve të pafajshëm.

 “Zoti Harry! Ata që vratë nuk ishin gurë shahu, ata ishin njerëz”, shkroi Haqqani në Tëitter, duke iu referuar përshkrimit të Princit Harry se eliminimi i njerëzve për të cilët ai tha se ishin “luftëtarë të armikut” ishte si të hiqni “gurët e shahut” nga fusha.

Talibanët u kthyen në pushtet në gusht të 2021-shit pasi trupat e NATO-s të udhëhequra nga SHBA u tërhoqën pas 20 vjetësh pushtim ushtarak të Afganistanit. Dhjetëra mijëra afganë, një numër i madh i tyre civilë, u vranë dhe u plagosën gjatë luftës. Vendi ende nuk ka dalë nga efektet e luftës.

Forcat e udhëhequra nga SHBA-ja si dhe talebanët janë akuzuar për krime lufte gjatë dy dekadave të luftës. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Abdul Qahar Balkhi, kritikoi gjithashtu komentet e mbretërores britanike, të cilat kanë marrë kritika të shumta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/05/a-eshte-ne-rrezik-tani-siguria-e-tij-princi-harry-e-pranon-kam-vrare-25-talebane-gjate-sherbimit-ne-afganistan/

A2 CNN Livestream

Latest Videos