Skenat e filmit të Meghan që Harry nuk do donte t’i shihte kurrë

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 18:37 | Bota

Princi Harry ka pranuar se ishte një 'gabim' i madh të shikoje skenat e seksit të bashkëshortes së tij, Meghan Markle në serialin “Suits” kur ata filluan të takoheshin për herë të parë.

Në biografinë e tij të re "Spare", e cila aksidentalisht doli në shitje në Spanjë dje, Duka i Sussex zbuloi se ai kishte kërkuar në Google skenat e dashurisë së të dashurës së tij dhe ishte penduar që e bëri këtë.

Në ditët e para të lidhjes së tyre, Harry tha se bëri 'gabimin' duke kërkuar në internet skenat e seksit të Meghan-it dhe bëri shaka se ai kishte nevojë për “terapi me elektroshok” për të djegur imazhet nga truri i tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos