Ka qenë një mbrëmje e tmerrshme për Franck Ribery ajo e të shtunës. Përpos dëmtimi që e detyroi të dilte para kohe nga ndeshja Parma-Fiorentina, mesfushori francez gjeti shtëpinë e tij në Firence të plaçkitur.
Përmes një serie postimesh në Instagram, ish-lojtari i Bayern tregoi me një video gjendjen në të cilën e kishte gjetur shtëpinë pas vizitës së hajdutëve, ndërsa më vonë postoi edhe një mesazh, dukej më shumë si një lamtumirë.
“U ktheva në shtëpi dhe ja çfrarë gjeta”, tha Ribery. “Jam i shokuar dhe nuk e pranoj, ndihem i dobët. Falë Zotit mund të vrapoj pas një topi, pasionit tim, dhe jo pas milionave. Por pavarësisht pasionit, familja vjen para gjithçkaje dhe kështu do të na duhet të marrin vendimet për të mirën tonë”. (A2 Televizion)