Mungon Halaand, Dortmund fiton me vështirësi ndaj Augsburg

Nga A2 CNN
2 Tetor 2021, 17:27 | Futboll
Mungon Halaand, Dortmund fiton me vështirësi ndaj Augsburg

Dortmund ka lënë pas humbjen e javës së kaluar përballë Monchenglabach, duke fituar në takimin e radhës në shtëpi përballë Augsburg me rezultatin 2-1.

Një fitore e vështirë për verdhezinjtë për shkak të mungesës së Halaand, i cili vuan prej disa ditësh nga një dëmtim.

Për vendasit mjaftuan Guerrero dhe Brandt për të marrë 3 pikë të nevojshme për garën për titull, ndërsa goli për Augsburg u shënua nga Andi Zeqiri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos