
Përmbytjet në autostradë, siç ndodhën vetëm pak vite më parë, apo në zona të tjera të banuara, mund të përsëriten sa herë ka rreshje të dendura.
Digat e liqeneve të ndërtuara për tokat bujqësore përbëjnë rrezik të shtuar për shkaktimin e përmbytjeve.
Në Shqipëri janë 650 liqene të tilla, 73 prej të cilave vetëm në Tiranë. Ekspertët ngrejnë alarmin për sigurinë edigave të tyre. Por kur janë ndërtuar këto diga dhe çka ndodhur me to përgjatëkëtyre dekadave?
Çfarë duhet bërë në këto kushte, kur tashmë funksioni i tyre ka ndryshuar?Shumë nga këto liqene tashmë kanë dalë jashtë funksionit, pasi në vend të ujit aty janë grumbulluar inerte, ndërsa aty ku ende ka ujë, nuk ka siguri për qëndrueshmërinë e digave që e mbajnë atë.
Pushteti lokal paraqet projekte për kthimin e këtyre liqeneve në zona tërheqëse e çlodhëse, porkur uji grumbullohet dhe diga nuk e mban dot, vërshimi mund të shkaktojnë përmbytjeqë të bën të harrosh relaksin e ecjes përgjatë kësaj dige. (A2 Televizion)