Saktësimi i adresave, Gjendja Civile para KQZ: Qendrat e votimit nuk ndryshojnë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 14:50 | Aktualitet
Saktësimi i adresave, Gjendja Civile para KQZ: Qendrat e votimit nuk

Saktësimi i adresës dhe problemet e hasura nga disa qytetare, nuk sjellin ndryshim të qendrës së votimit. Ky është shpjegimi që përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dha në një seancë dëgjimore me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas tij, zgjedhësit do të vijojnë të votojnë në të njëjtat qendra votimi.

Problemet e hasura nga disa shtetas me transferimet e pakërkuara të adresave të banimit, nuk do të ndikojnë në ditën e votimit. Kjo është garancia që dha para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, që në seancën dëgjimore u përfaqësua me drejtorin e IT-së, Vangjush Stavro.

Sipas Gjendjes Civile, nga verifikimet e kryera rezulton se ndryshimi i adresës së banimit është bërë me kërkesë të qytetarit, si pjesë e një programi në bashkëpunim mes OSHEE-së dhe Ministrisë së Brendshme.

Ndërsa anëtarët e KQZ-së dhanë raste konkrete të familjarëve të tyre, siç bëri Muharrem Çakaj i LSI.

Rinovimi i kartave të identitetit ishte një tjetër shqetësim, ku demokratja Helga Vukaj kundërshtoi përfaqësuesin e Gjendjes Civile.

Bazuar mbi të dhënat e Gjendjes Civile, KQZ pritet që të përcaktojë shpërndarjen e 140 mandateve në 12 qarqet e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos