Rama: Rrugës për në SHBA! Sigurimi i vaksinës, prioritet

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 13:27 | Aktualitet
Rama: Rrugës për në SHBA! Sigurimi i vaksinës, prioritet

Kryeministri Edi Rama thotë që është nisur drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të takohet, sipas tij, me prodhues të vaksinës kundër koronavirusit.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s'do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Në SHBA, janë dy kompani që kanë deklaruar deri tani rezultate shpresëdhënëse për vaksinën e tyre anti-Covid, Pfizer dhe Moderna. Të dyja kanë kërkuar miratim të shpejtë për shpërndarjen e vaksinave të tyre. Por Kryeministri nuk bëri të ditur se me kë do të takohet specifikisht.

Ndërkohë, një ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu bëri me dije se Shqipëria ka bërë tashmë një parapagim prej 3,9 milionë dollarësh, në kuadër të Covax për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit sapo ajo të jetë e gatshme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/04/vaksina-anti-covid-manastarliu-kemi-bere-nje-parapagim-3-9-milione-dollare-te-covax/
https://a2news.com/2020/12/04/eksperti-shqiptar-i-shendetit-publik-ne-londer-tregon-se-si-vepron-vaksina-ndaj-covid-19/

A2 CNN Livestream

Latest Videos