
Nuk ndalet Vedat Muriqi. Tashmë sulmuesi shtatlartë nga Kosova është një pikë referimi për ekipin e tij të Mallorca, dhe e dëshmoi edhe sot.
Në ndeshjen e sotme kundër Valencia, Muriqi ishte autori i golit të barazimit, falë realizimit të tij me penallti, që mundësoi përmbysjen e rezultatit që u konkretizua nga koreani Le Kang In.
Ky është realizimi i 5-të në 8 ndeshje për Muriqin, që me golat dhe lojën e tij altruist po i mundëson Mallorca një vend të qetë në mesin e renditjes, por jo larg edhe nga zona e kupave. (A2 Televizion)