Muriqi shënon në fund, Kosova merr një pikë ndaj Greqisë

Nga A2 CNN
5 Shtator 2021, 22:43 | Futboll
Muriqi shënon në fund, Kosova merr një pikë ndaj

Kosova ka barazuar 1-1 ndaj Greqisë, me një gol të shënuar në minutën e dytë shtesë nga Vedat Muriqi, duke mbajtur sërish pas në renditjen e grupit B grekët.

Miqtë kishin kaluar në avantazh në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, me anë të Douvikas.

Kosova renditet në vendin e tretë të grupit, me 4 pikë, duke lënë pas Greqinë (3) dhe Gjeorgjinë (1). Ndërkohë që ky grup kryesohet nga Spanja me 10 pikë, e ndjekur nga Suedia me 9. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos