
Prej gati 2 vitesh, studiues e ekspertë po bëjnë gati një dosje për të kërkuar që muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” të jetë pjesë e trashëgimisë në UNESCO. Dosja është finalizuar dhe këtë e thotë ministrja Margariti nga Shkodra, nga vizita në muzeun kombëtar të fotografisë.
“Kjo është një punë kolosale që ka marrë 2 vjet dhe kalon disa faza rishikimesh, por kemi përmbyllur të gjithë praktiken e hartimit, dhe besoj se kemi bërë një punë të mirë”, deklaroi ministrja.
Vetëm drejtuesi i këtij institucioni, Luçian Bedeni është treguar shpresëplotë për kualifikimin e dosjes dhe mbërritjen e një përgjigjeje pozitive nga UNESCO.
Xhubleta shqiptare është një tjetër dosje që ashtu sikurse edhe pasuria e Marubit do të vlerësohet nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë botërore. (A2 Televizion)