Muzika italiane në zi, ndahet nga jeta Vittorio De Scalzi, themeluesi i New Trolls

Nga A2 CNN
24 Korrik 2022, 10:15 | Showbiz
Muzika italiane në zi, ndahet nga jeta Vittorio De Scalzi, themeluesi i New

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare themeluesi i grupit progresiv rock The Neë Trolls, Vittorio De Scalzi.

Njoftimi është bërë në faqen e Facebook-ut të këngëtarit, kitaristit dhe autorit: "Vittorio De Scalzi na la, i është bashkuar yllit të tij. Faleminderit të gjithëve për dashurinë që i keni treguar në gjithë këto vite. Vazhdoni të këndoni me zë të lartë... ai do të të dëgjojë”. Aldebaran është një nga albumet e tyre të vitit 1978. Të hënën në orën 18:00 në Sanremo lamtumira në formë laike.

Vittorio De Scalzi lindi në Xhenova në nëntor 1949 dhe që atëherë jeta dhe karriera e tij janë ndarë në dy shpirtra të ndryshëm artistikë. Rebeli dhe protestuesi i fundit i viteve gjashtëdhjetë që e çoi atë në themelimin e New Trolls. Tjetri, ai i kantautorit që është kultivuar gjithmonë brenda vetes, duke pritur momentin e duhur për ta liruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos