
Për të katërtën ditë me radhë, vendi po përballet me kushte të paqëndrueshme të motit, me shtrëngata shiu të herë pas hershme dhe ere të fortë. Në orët e fundit zonat malore mbi 800 metra janë përfshirë edhe nga reshjet e dëborës.
Në Shkodër situata e përmbytjeve vijon të qëndrojë e pandryshuar prej dy ditësh, ku një njësinë administrative Ana e Malit janë nën pushtetin e ujit rreth 1100 ha tokë. Fatmirësisht nivelet e ujërave ne shtratin e lumenjve Drin dhe Bunë si dhe niveli i Liqenit të Shkodrës, nuk janë rritur më tej. Për autoritetet lokale situate po menaxhohet.
Në zonat bregdetare era vijon të shkaktojë problem kryesisht ne sektorin detar, ku po vijojnë të mbeten të bllokuara në kalata anijet e tonazhit të mesëm dhe të vogël. Ndërsa tragetet nga Durrësi dhe Vlora drejt barit dhe Brindizit, po operojnë në varësi të situatës metrologjike duke shtyre oraret e nisjeve dhe mbërritjes.
Në qarkun e Gjirokastrës, kushtet e motit kanë shkaktuar problematika me rrugët. Aksi Kolonjë-Përmet ka pësuar rrëshqitje pranë Këlcyrës, duke bërë që qarkullimi në këtë pikë të kryhet vetëm në njërin kah.
Ndërkohë në Juglindje era ka dëmtuar çatitë e disa subjekteve she shkollave. Ndërsa në lartësitë mbi 800 metra kanë nisur reshjet e dëborës, por pa shkaktuar problematika me qarkullimin. Thuajse në të gjithë vendin në zonat rurale dhe fshatrat e thellë ka patur problem edhe me furnizimin me energji elektrike. (A2 Televizion)