"Na duhej një shenjë", fotografia e të porsalindurit që përpiqet t'i heqë maskën mjekut bëhet virale

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 17:30 | Lifestyle
"Na duhej një shenjë", fotografia e të porsalindurit

Një bebush i porsalindur përpiqet t'i heqë maskën mjekut që asistoi në lindjen e tij.

Momenti u përjetësua në një foto e cila është bërë virale dhe është postuar nga Samer Cheaib, një gjinekolog nga Dubai.

Shkrepja është konsideruar si një "shenjë shprese", që i kujton njerëzimit që edhe kjo pandemi do të përfundojë.

“Të gjithëve na duhej një shenjë që të na tregojë se shumë shpejt do t'i heqim maskat!"- shkruan ai në Instagram.

Prej afro një viti bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, e cila ka detyruar njerëzit në mbarë globin të lëvizin me maskë, ndërkohë që ata presin me padurim ditën kur do të mund të dalin pa to dhe pa frikën e infektimit nga virusi.

View this post on Instagram

We all want sign are we going to take off the mask soon ?? #instagram #goodnews #goodvibes #uae?? #dubai #instagood #love #photooftheday #cute #babyboy #instmoment @dubaimediaoffice

A post shared by Dr Samer Cheaib د سامر شعيب (@dr.samercheaib) on Oct 5, 2020 at 6:02am PDT (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos