Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, kërkojnë pagat e prapambetura

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 11:21 | Aktualitet

Ka nisur protesta e naftëtarëve të Ballshit që kërkojnë pagat e prapambetura të fituara me vendim Gjykate, ndërsa nuk duan që uzina të demontohet.

Më herët, janë publikuar edhe fotot e mjeteve të tonazhit të rëndë që janë futur brenda në uzinë. Mjetet e tonazhit të rëndë që kanë hyrë brenda në uzinës, sipas informacioneve, do të bëjnë demontimin e të vetmes rafineri nafte në vend.

Makinat kanë hyrë ditën e djeshme në orën 04:00 të mëngjesit, ndërsa ditën e sotme naftëtarët janë mbledhur para uzinës për të kërkuar pagat e prapambetura që i kanë fituar me vendim Gjykate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos