
Një vit kushtuar rilindasit dhe atdhetarit Naim Frashëri. Aktivitet kanë pasur si nismëtar Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve dhe kulmuan edhe me botimin e librit “Naim Frashëri, Apostull dhe bilbil i shqiptarizmës”.
Ditët kushtuar Naim Frashërit nisën në 25 maj të vitit të kaluar, me mbështetje të Akademisë së Shkencave dhe shumë studiuesve e historianëve, të cilët u vlerësuan me dekorata mirënjohjeje.
Vepra e Naim Frashërit ka jehonë edhe sot, si shprehës i aspiratave të popullit për liri dhe përparim. (A2 Televizion)