Dëmtoi stolat dhe hodhi sende në fushë, arrestohet edhe një 19-vjeçar

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 15:31 | Futboll
Dëmtoi stolat dhe hodhi sende në fushë, arrestohet edhe një

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga edhe një tjetër person për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës, ku u thyen më shumë se 100 stola në stadium.

Dy ditë më parë u arrestuan 3 persona, ndërsa këtë të martë, policia ka vënë në pranga edhe një 19-vjeçar. Ky i fundit, akuzohet se hodhi sende të forta, në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi.

Policia ka shpallur në kërkim edhe 8 persona të tjerë, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj 6 personave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos