
Me vuajtje të mëdha, Napoli ka mundur të marrë vetëm një pikë nga transferta e Sassuolos, duke u dorëzuar totalisht në garën për titull kampion.
Vendasit u treguan mjaft kërkues në pjesën e parë, por nuk mundën të shënojnë, por golin e gjetën me të nisur pjesa e dytë me Bernardin.
Napoli nuk I humbi shpresat për pikë nga kjo ndeshje dhe ndryshoi thuajse tërësisht, duke i shtuar ndjeshëm sulmet në portën e vendasve dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen vetëm 4 minuta para fundit.
Insigle shënoi golin e barazimit, duke i dhënë skuadrës së tij një pikë, e cila e sheh veten tashmë 18 pikë larg Juventusit dhe vetëm 6 nga Milani i vendit të tretë. (A2 Televizion)