Napoli i pandalshëm, Bajrami rikthehet titullar

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 20:25 | Futboll
Napoli i pandalshëm, Bajrami rikthehet titullar

Napoli vijon të jetë i pandalshëm në Serie A. Këtë të martë, skuadra e Spalletit ka marrë një fitore 2-0 ndaj Empolit.

Në pjesën e parë, Napoli vuajti në sulm duke mos gjetur hapësira në mbrojtjen e Empolit, ndërsa në pjesën e dytë mori një ndihmë edhe nga arbitri, i cili akordoi një 11-metërsh që u kthye në gol nga Lozano. Më pas ndeshja u vendos nga Zielinski.

Ndërkohë, Nedim Bajrami e nisi këtë ndeshje si titullar duke qëndruar deri në fundin e takimit. Mesfushori shqiptar zhvilloi një ndeshje të mirë, por nuk mundi të lërë gjurmë.

Në ndeshjen tjetër të kësaj të marte nuk pati fitues mes Spezias dhe Udineses, e cila u mbyll në barazim 1-1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos