Nuk ka një datë të saktë për vendimin e CAS për Skënderbeun

Nga A2 CNN
17 Prill 2019, 22:22 | Futboll
Nuk ka një datë të saktë për vendimin e CAS për

Vendimi për Skënderbeun në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv do të jepet në muajt në vazhdim. Pa dhënë një datë të saktë, klubi korçar ka publikuar në rrjetet sociale komunikimin që ka pasur presidenti Ardian Takaj me zyrën ligjore që po mbron interesat e tyre në Lozanë.

Zyra ligjore konfirmon se çështja u dëgjua një ditë më parë (16 prill 2019), sipas Skënderbeut ky është i vetmi informacion që mund të bëhet publik deri tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos