Reja: Me Taren dhe De Biasin jemi miq, Strakoshën e kam zbuluar unë. Kemi potencial për kualifikim

Nga A2 CNN
17 Prill 2019, 17:34 | Futboll
Reja: Me Taren dhe De Biasin jemi miq, Strakoshën e kam zbuluar unë.

Reja gjatë intervistës së tij zyrtar foli edhe për Shqipërinë që ai njeh, dhe që në disa raste ka dhënë kontribut për t’u njohur në Itali.

“Igli Tare?  Sapo mori vesh që isha një nga kandidatët, më mori në telefon dhe tha “Çfarë po bën aty, akoma nuk ke ikur”?  Sapo të shkoj në Romë do ta takoj, edhe sepse aty është edhe Strakosha. Madje, mund të them që Thomas erdhi i ri në Lacio për një javë provë, dhe mori miratimin tim”.

Italiani që i ka mbetur në zemër tifozerisë kuqezi është padyshim Xhani De Biasi. Reja nuk është xheloz. “Me De Biasin jemi kolegë dhe njihemi prej shumë kohësh, ndihem më mirë të flas me të. Ai ka arritur rezultate të pabesueshme. Njoh edhe Tramezzanin, ka qenë lojtar i imi. Gjimshitin e mora enkas te Atalanta, edhe pse në atë kohë nuk ishte ende gati, por me punë tani mund të flitet për të pothuajse si një titullar. Ndërsa Panucci sapo ka filluar, është gjeneratë tjetër”, vijon tekniku italian, pak i ftohtë kur komenton kolegun e ri të sapo shkarkuar.

Një premtim e bën. “ Do të vi shpesh në Shqipëri, tek vila e Dukës në Durrës (qesh), në fakt me duhet të vij shpesh në këtë periudhë që të njoh bashkëpunëtorët e mi”, por kur flitet per rezultate, trajneri është diplomat i sprovuar: “Kemi potencial për kualifikim, por në grup nuk ka një ndeshje që e ka të shkruar më parë rezultatin”.

Tekniku foli për portierin Strakosha, po në rast se do të vinte sërish me vonesë, çfarë do të bënte ai?  

“Në qoftë se një lojtar humbet avionin, i vej gjobë por e thërras, sidomos në qoftë se është lojtar i rëndësishëm”. Po Lenjani? Dyert duken të hapura.  “Lojtar i rëndësishëm, ka bërë disa gola në këtë sezon...”. Këtu ndërhyn Duka, “...dhe i ka ardhur ftesa shumë më vonë afateve...”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos