Një penallti e Insigne bën të ”fluturojë” Napolin, që fiton 1-0 sfidën e rëndësishme kundër rivalëve të përjetshëm të Juventusit.
Në penalltinë e kapitenit napoletan, meritë të veçantë ka mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani, ku ish-lojtari i Partizanit mori faullin në zonën e rreptësisë bardhezi, në minutën 31.

Në pjesën e dytë, djemtë e Andrea Pirlos u munduan të thyenin “kështjellën” ku ishte tërhequr Napoli, por sakrifica e lojtarëve të Gattusos dhe mungesa e saktësisë së sulmuesve të kampionëve në fuqi, pamundësoi ndryshimin e rezultatit.
Me fitoren e sotme, Napoli shkon në kuotën e 40 pikëve, në vend të katër, ndërkohë që Juve ka 42 pikë por sheh pak më nga larg dy ekipet e Milanos. (A2 Televizion)