Sherr masiv midis Bylisit dhe Laçit, protagonist sulmuesi amerikan

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2021, 17:19 | Futboll

Rikthehet dhuna dhe skenat e pahijshme në futbollin shqiptar. Një sherr masiv ka ndodhur në ndeshjen Bylis-Laçi, ku gjithçka nisi pas një shkëndije të sulmuesit Nwabueze me një mbrojtës vendas.

Situata doli nga kontrolli në harkun e pak sekondave, me thuajse të gjithë lojtarët në fushë, rezervat e stolit apo edhe stafet teknike që u përfshinë në sherr.

Pamje nga incidentet në ndeshjen Bylis- Laçi

Në pamje duket i gjakosur edhe zëvendës trajneri i Bylisit, Bekim Kuli, ndërsa kjo ngjarje rrezikon të shoqërohet me dënime të ashpra për të dy skuadrat.

Pamjet tregojnë se Nwabueze në minutën e 56 fillimisht goditi me bërryl kundërshtarin, gjest për të cilin u ndëshkua me karton të kuq.

Pamje nga incidentet në ndeshjen Bylis- Laçi

I irrituar nga ngjarja, sulmuesi duket që godet me shpullë lojtarin e Bylisit që ishte në tokë. Kur lojtarët e Bylisit reaguan ndaj gjestit, ai nisi të godiste me grushte, duke gjeneruar një sherr masiv me situatën që doli nga kontrolli dhe ndeshjen që u ndërpre për minuta me radhë, me ndërhyrjen e forcave të rendit.   (A2 Televizion)

Pamje nga incidentet në ndeshjen Bylis- Laçi

A2 CNN Livestream

Latest Videos