
Napoli po tregohet i pandalshëm në sezonin e ri të Serisë A. Ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti arriti fitoren e pestë në 5 ndeshje të zhvilluara deri tani dhe këtë gjë e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme: goleadë 4-0 në transfertë, ndaj Sampdorias.
Victor Osimhen me dy gola, Fabian Ruiz dhe Piotr Zielinski ishin autorët e golave për Napolin, që ruan kreun e renditjes në kampionatin italian me 15 pikë, ndërkohë që Inter dhe Milan ndjekin me nga 13 pikë.
Në ndeshjen tjetër të javës së pestë që u luajt pasditen e së enjtes, Lazio barazoi 1-1 ndaj Torinos.
(A2 Televizion)