“Stadiumet në Serie A hapen me 100% të kapacitetit brenda vitit”

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 14:39 | Futboll
“Stadiumet në Serie A hapen me 100% të kapacitetit brenda

Stadiumet italiane do t’i rikthehen normalitetit brenda këtij viti. Lajmi i mirë për futbollin vjen nga një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë që konfirmon zërat që qarkullojnë prej ditësh në mediat italiane.

Kapacitet e stadiumeve mund të rriten menjëherë deri në 75% apo 80%, ndërkohë që në fund të vitit, dyert e impianteve pritet të hapen plotësisht.

“Situata është e qëndrueshme ndaj duhet të veprojmë pa frikë. Do të marrim një vendim në fund të këtij muaji”, janë fjalët e Andrea Kostas, nënsekretar në Shëndetësinë Italiane. I njëjti vendim do të ketë vlerë në Itali edhe për pallatet e kulturës, muzetë apo kinematë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos