Cristiano Ronaldo është mësuar me markime të ashpra përgjatë 20 viteve karrierë dhe tashmë duket se nuk bën dot pa këtë markim edhe jashtë fushe.
Futbollisti i Manchester United është fotografuar të enjten duke shkuar në stërvitje me Bentley, ndërkohë që dy truprojat e tij e ndiqnin me një tjetër makinë nga shumë pranë.
Muajin e kaluar, dy truprojat u fotografuan duke e ndihmuar portugezin që të ngjitej në një avion, përpara ndeshjes ndaj Basel. (A2 Televizion)