NASA lëshon me sukses raketën, do të ofrojë informacion mbi burimin e rrezeve të buta X

Nga A2 CNN
9 Janar 2022, 08:41 | Teknologji
NASA lëshon me sukses raketën, do të ofrojë informacion mbi

NASA ka lëshuar me sukses një raketë nga Wallops Flight Facility në Virxhinia, duke ofruar një shfaqje në qiell të shtunën në mbrëmje. Raketa u lëshua në mesnatë dhe nisja ishte vendosur të ishte e dukshme në rajonet bregdetare nga Karolina e Veriut në Nju Jork, nëse moti e lejonte.

Shkencëtarët shpresojnë se raketa do të ofrojë më shumë informacion mbi burimin e rrezeve të buta X, të cilat "udhëtojnë drejt Tokës nga diku tjetër në galaktikën tonë", thuhet në njoftim.

Rrezet e buta X nuk janë të dëmshme për njerëzit, por ato mund të shqetësojnë komunikimet me radio dhe sistemet GPS, tha NASA. Ato kanë energji më të ulët se rrezet X që përdoren në fushën mjekësore.

Shkencëtarët mendojnë se këto rreze X vijnë nga dy burime, tha Massimiliano Galeazzi, hetuesi kryesor për misionin nga Universiteti i Miami, Florida.

"Burimi i parë ndodhet jashtë sistemit tonë diellor dhe është krijuar nga mbetjet e shpërthimeve të shumëfishta të supernovës që formojnë atë që tani quhet rajoni Local Hot Bubble i galaktikës sonë," tha Galeazzi në njoftim.

"Burimi i dytë është brenda sistemit diellor dhe gjenerohet nga shkëmbimi i ngarkesës së erës diellore."

Nisja ishte planifikuar për në fillim të kësaj jave, por u shty për shkak të kushteve të motit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos