Një natë e jashtëzakonshme ka qenë ajo e së enjtes për klubet shqiptare në kompeticionin e ri europian Conference League.
Partizani e ka nisur me një fitore spektakolare 5-2 këtë aventurë të re përballë moldavëve të Sf.Gheorghe. Lucas dhe Junior shënuan nga 2 herë për “të kuqtë” duke hipotekuar në këtë mënyrë kalimin për në fazën tjetër.
Drita e Kosovës fitoi 2-1 ndaj Decic të Malit të Zi në një ndeshje ku vendasit treguan më shumë dëshirë për t’u konfirmuar dhe në arenën ndërkombëtare.
Me fitore e nisi këtë kompeticion edhe Shkupi, i cili kishte përballë një tjetër ekip shqiptar, atë të Llapit nga Kosova. Vendasit arritën të imponohen me rezultatin 2-0 në këtë takim. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )