NATO aktivizon planin e mbrojtjes, Stoltenberg: Lufta është tashmë në Europë, nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 13:00 | Bota
NATO aktivizon planin e mbrojtjes, Stoltenberg: Lufta është

“Rusia ka sulmuar Ukrainën dhe ky është një akt i rëndë lufte. Ajo që kishte thënë prej muajsh, tashmë ndodhi. Është një moment i vështirë për ne, lufta tashmë është në Europë”, kështu u shpreh sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, gjatë një deklarate për shtyp.

Shefi i NATO-s, shtoi gjithashtu se aleanca do të dërgojë trupa shtesë në kufijtë e saj lindorë, por jo në Ukrainë.

“Në ditët në vijim do të dërgojmë trupa shtesë në lindje, ku tashmë ndodhen mijëra ushtarë. Pas ndërhyrjes ushtarake ruse, kemi aktivizuar planin e mbrojtjes së NATO-s që iu jep më shumë autoritet komandantëve në terren. Për momentin, nuk ka trupa të NATO-s në Ukrainë dhe nuk kemi asnjë plan apo qëllim për të dërguar ushtarë atje”, shtoi Stoltenberg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos