
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e konsideroi rrëmbim, uljen e detyruar të avionit nga shteti Bjellorus për të arrestuar aktivistin, Roman Protasevich.
Ai e konsideroi këtë të papranueshme dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të Protasevich.
“Ulja me forcë e avionit me pasagjerë nga Bjellorusia ishte e rrezikshme dhe e papranueshme. Ky është një rrëmbim shtetëror dhe tregon se si regjimi në Minsk sulmon të drejtat themelore demokratike dhe godet lirinë e shprehjes dhe mediat e pavarura. Përshëndet masat shtesë të dakordësuara nga Bashkimi Europian. Urgjentisht të bëhet një hetim ndërkombëtar. Gazetari Roman Protasevich dhe shoqëruesja e tij Sofia Sapega duhet të lirohen menjëherë.”, deklaroi ai. (A2 Televizion)