
Aleanca e Atlantikut të Veriut i ka kushtuar një postim në rrjetet e saj sociale 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Me një foto të një ushtari shqiptar, NATO i kërkon të gjithëve të bashkohen për të uruar aleaten e saj Shqipërinë për këtë ditë të rëndësishme.
“Ti bashkohemi të gjithë festës së aleates sonë Shqipërisë për Ditën e Pavarësisë”, shkruhet në postimin e NATO. (A2 Televizion)