NATO i heq Ukrainës një nga hapat e nevojshëm për t’u bërë pjesë e Aleancës

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 20:21 | Bota
NATO i heq Ukrainës një nga hapat e nevojshëm për t’u

NATO ka hequr një hap nga tërësia e hapave që Ukraina duhet të ndjekë për t’iu bashkuar aleancës perëndimore ushtarake. Lajmin e bëri të ditur nga Vilniusi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. 

Shefi i NATO-s deklaroi pasditen e së martës se vendet aleatë ranë dakord që të heqin disa nga kërkesat e nevojshme për të mundësuar anëtarësimin e Ukrainës.

Kjo, sipas Jens Stoltenberg, do të ndryshojë rrugën që Ukraina do të ndjekë drejt anëtarësimit nga një proces me dy hapa në proces me një të tillë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së deklaroi po ashtu se Aleanca do ta ftojë Ukrainën t’i bashkohet “kur të plotësohen kushtet.” Por, megjithatë ai rikonfirmoi se vendi që aktualisht po qëndron në këmbë ndaj agresionit rus, do të bëhet një vend i NATO-s. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/11/pasiguria-per-vendim-frymezon-rusine-zelensky-zemerohet-me-nato-n-ukraina-pa-ftese-absurditet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos