“Pasiguria për vendim frymëzon Rusinë”, Zelensky zemërohet me NATO-n: Ukraina pa ftesë, absurditet

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 14:26 | Bota
“Pasiguria për vendim frymëzon Rusinë”, Zelensky

Pavarësisht sinjaleve pozitive të lëshuara nga liderët dhe udhëheqësit e NATO-s, Ukraina kërkon ftesën e anëtarësimit për në aleancë që në samitin e Lituanisë.

Presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh i zemëruar me aleancën ushtarake duke thënë se është absurde që vendit të tij nuk i është përcaktuar një afat kohor për marrjen e një ftese për anëtarësim.

“Duket se nuk ka gatishmëri as për ta ftuar Ukrainën në NATO dhe as për ta bërë atë një vend anëtar në aleancë”, shkroi Zelensky në një status në Twitter.

Ai shtoi se në samitin e Vilnius po diskutohet për Ukrainën, pa qenë ai prezent, edhe pse do të jetë pjesë e eventit.

“Pasiguria është dobësi. Do ta diskutoj këtë shumë hapur në samit. Për Rusinë, ky është një zhvillim që e motivon të vazhdojë terrorin e saj”, përfundon presidenti ukrainas. Nga ana tjetër, disa prej anëtarëve më të fuqishëm të aleancës premtuan më shumë armatime dhe para për Ukrainën, gjithashtu edhe një rrugë të qartë anëtarësimi në NATO. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos