All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

NATO i përgjigjet Rusisë, SHBA dërgon luftanijen e saj në Detin e Zi

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2021, 15:38 | Bota
NATO i përgjigjet Rusisë, SHBA dërgon luftanijen e saj në
All - Paragraf - 1

Luftanija amerikane “Mount Whitney”, ka lëvizur nga ngushtica e Bosforit për t’iu bashkuar aktiviteteve të NATO-s në Detin e Zi. Por kjo lëvizje është pritur me zemërim në Moskë, pas ankesës së Kremlinit lidhur me aktivitetet e Aleancës së Atlantikut të Veriut pranë kufijve të saj.

Flota e Zezë Detare e Rusisë tha se forcat detare praktikuan shkatërrimin e shënjestrave armiqësore dhe aktivizuan sistemet ajrore të mbrojtjes për shkak të luftanijes së Shteteve të Bashkuara.

All - Paragraf - 3

Anija ushtarake do t’i bashkohet një tjetër luftanije amerikane që hyri në Detin e Zi javën e kaluar për një patrullim rutinë.

Përkundër kritikave nga Rusia, aleanca e NATO-s thotë se është e përkushtuar të përforcojë sigurinë e vendeve anëtare që janë pranë Rusisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos