Zbulimi historik për vaksinën HPV, zvogëlon me 90% rrezikun e kancerit të qafës së mitrës

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2021, 13:36 | Bota
Zbulimi historik për vaksinën HPV, zvogëlon me 90% rrezikun e

Vaksina e Papillomavirusit ose HPV, po zvogëlon rastet me kancer të qafës së mitrës me gati 90 për qind. Konfirmimi ka ardhur nga një studim i publikuar së fundmi.

Qendra Kërkimore për Kancerin në Britani e përshkroi këtë zbulim si “historik” dhe nënvizon se kjo konfirmon që vaksina po shpëton jetë.

Thuajse të gjithë kancerët e qafës së mitrës shkaktohen nga viruset dhe ka shpresa të mëdha që vaksinimi thuajse mund ta eliminojë këtë sëmundje. Pavarësisht marrjes së vaksinës, studiuesit kërkuan që njerëzit të bëjnë dhe testet e nevojshme.

Kanceri i qafës së mitrës është i katërti më i zakonshëm mes grave në të gjithë botën. Kjo sëmundjen u merr jetën mbi 300 mijë grave çdo vit. Thuajse 9 në 10 viktima regjistrohen në shtete të varfra dhe në zhvillim, në të cilat mungon qasja në testet e nevojshme për të zbuluar kancerin e qafës së mitrës.

Mbi 100 shtete të botës kanë nisur të përdorin vaksinën HPV si pjesë e planeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ta eliminuar këtë sëmundje. Ajo zakonisht u jepet vajzave të moshës 11 ose 13 vjeç, në varësi se ku jetojnë.

Sa i përket Shqipërisë, statistikat tregojnë një trend në rritje të rasteve me kancer të qafës së mitrës. Vaksina HPV është e disponueshme në vendin tonë, sipas Institutit të Shëndetit Publik.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos