NATO po ratifikon anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 16:13 | Aktualitet

Së shpejti dhe dy flamurë të tjerë do të shtohen në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel. Aleanca ushtarake nisi zyrtarisht procesin e pranimit të Suedisë dhe Finlandës, pasi përfaqësuesit e tyre firmosën protokollet e anëtarësimit. Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i dha një peshë të madhe këtij zhvillimi dhe e konsideroi garanci të shtuar për sigurinë në mbarë globin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos