Navalny e konfirmon, kancelarja gjermane vizitoi opozitarin rus në spital

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 14:54 | Bota
Navalny e konfirmon, kancelarja gjermane vizitoi opozitarin rus në spital

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vizituar opozitarin rus, Aleksei Navalny gjatë qëndrimit në spitalin “Charite” të Berlinit. Konfirmimi erdhi nga vetë 44-vjeçari, i cili tha se kjo vizitë e Merkel nuk ishte sekrete, por private dhe shtoi se liderja gjermane kishte biseduar me familjen e tij.

Navalny falënderoi Merkel për vizitën e saj, ndërsa qeveria gjermane nuk ka komentuar episodin në fjalë. Lideri i opozitës ruse u trajtua në Berlin për disa javë pasi ra në koma në një aeroport të Siberisë.

https://a2news.com/2020/09/17/detaje-te-reja-per-ceshtjen-navalny-zbulohet-momenti-kur-mund-te-jete-helmuar/

Qeveria e Merkel konfirmoi se Navalny ishte helmuar me agjent nervor Novichok dhe i kërkoi Rusisë shpjegime. Kremlini mohon çdo përfshirje dhe nuk ka pranuar të nisë një hetim për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos