Moti i keq godet Italinë, shi, erë dhe dëborë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2020, 22:30 | Bota
Moti i keq godet Italinë, shi, erë dhe dëborë

Moti i keq ka “pushtuar” Italinë prej ditësh, ndërsa situata është bërë edhe më e rëndë gjatë së dielës. Reshje të dendura shiu, erë e fortë dhe dëborë në zonat malore kanë përfshirë qendrën e jugun të vendit.

Ndërkohë, në Venecia, batica është e lartë, ndërsa është parashikuar që të arrijë deri në 105 centimetra të hënën në mbrëmje. E rëndë paraqitet situata në Sarno, atje ku ka pasur rrëshqitje toke, duke detyruar autoritetet të evakuojnë me qindra banorë. Në Napoli, disa shkolla janë parashikuar të qëndrojnë të mbyllura të hënën.

Mbrojtja Civile ka lëshuar alarmin se priten rrebeshe shiu dhe breshëri, të shoqëruara me rrufe dhe erë të fortë, gjatë natës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos