
Ish-sekretarja e një kampi përqendrimi nazist u arrestuar nga policia gjermane ndërsa përpiqej të arratisej nga përballja e saj me drejtësinë.
96-vjeçarja Irmgard Furchner duhej të paraqitej përpara gjykatës në lidhje me akuzat e ngritura ndaj saj si bashkëpunëtorëve e nazistëve në vrasjen e 11 mijë personave, por ajo nuk u duk në sallën e gjyqit dhe për këtë arsye gjykatësja nxori një urdhër-arresti.
E moshuara u ndalua disa orë pasi ishte larguar nga azili ku qëndronte në qytetin Quickborn. Ajo u gjet nga policia në Hamburg.
Pasi u ndalua Furchner u dërgua në një qendër paraburgimi për të pritur nisjen e procesit ndaj saj. (A2 Televizion)