NBA Junior në Shqipëri, 450 fëmijë ndiqen nga skaut amerikanë

Nga A2 CNN
18 Tetor 2022, 15:49 | Sporte të tjera
NBA Junior në Shqipëri, 450 fëmijë ndiqen nga skaut

Shqipëria do të mirëpres për herë të parë në histori Kampionatin Junior NBA Albania. 450 fëmijë të moshës 14 vjeç do të ndiqen nga skaut të NBA për të bërë hapin e parë drejt ëndrrës së tyre më të madhe, të luajnë një ditë në kompeticionin më të rëndësishëm të basketbollit në botë.

Fëmijët u ndanë në 30 skuadra, ndërsa u etiketuan dhe me skuadrat elitare të basketbollit në Amerikë. Në fund talentet që spikasin, do të kenë mundësinë të provojnë veten përtej oqeanit dhe pse jo të bëjnë realitetin ëndrrën e tyre.

Një mesazh special për fëmijët dhanë dhe dy ish-basketbollit të NBA, Sam Perkinns apo Kirby Burkholder.

“Ajo që ka më shumë rëndësi është se këto programe ndihmojnë fëmijët për të mësuar. Është ëndërr për këdo të kalojë detin dhe të luajë në NBA. I këshilloj të mos dorëzohen sepse dhe unë një ditë isha njësoj si ata”. 

Edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim theksoi se ky aktivitet nuk do të jetë i fundit për fëmijët shqiptarë.

Kampionati Junior NBA Albania do të luhet nga data 17 tetor deri më 21 tetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos