Rikthimi në ring, Wilder dërgon rivalin në “botën e çudirave”

Nga A2 CNN
16 Tetor 2022, 16:38 | Sporte të tjera

Rikthimi në ring i Deontey Wilder zgjati vetëm tre minuta. Ajo që ndodhi në mbrëmjen e boksit në Bruklin ishte e pabesueshme. Ish-kampioni i botës për peshat e rënda në versionin WBC, u tregua i pamëshirshëm ndaj rivalit Helenius.

Wilder i mjaftuan vetëm 2 minuta e 57 sekonda për të hedhur në tapet finlandezin, i cili ka qenë edhe dy herë kampion i Europës.

 E djathta e fortë e amerikanit u shoqërua nga imazhet rrëqethëse ku Helenius qëndronte i shtrirë në ring dhe kishte humbur plotësisht vetëdijen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos