“Arratisja e madhe” e tenistëve rusë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2022, 12:16 | Sporte të tjera
“Arratisja e madhe” e tenistëve rusë

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdon të ketë ndikimin e saj në sport. Në Wimbledon, turne që nuk shpërndau pikët ATP ose WTA, tenistët rusë dhe bjellorusë nuk u lejuan. Një situatë që mund të shkaktojë eksodin e lojtarëve të këtyre kombësive, të interesuar për të marrë pasaporta të tjera për të marrë pjesë në turne të ndryshëm.

Kazakistani, një vend për të cilin tashmë luajnë disa tenistë me origjinë ruse, si Alexander Bublik apo Elena Rybakina, kampione në Wimbledon, do të ishte një nga më të kërkuarit nga ata që zgjedhin të mos konkurrojnë më nën ngjyrat e flamurit rus. Kështu deklaron nënkryetari i Federatës së Tenisit të Kazakistanit, Yuriy Polskiy, i cili thekson se më shumë se 30 lojtarë rusë, të moshave dhe kategorive të ndryshme, kanë aplikuar për të marrë një pasaportë kazake në muajt e fundit.

https://a2news.com/2022/07/09/ishte-e-perjashtuar-nga-turneu-rusja-e-infiltruar-fiton-wimbledon/

“Deri më sot ka pasur më shumë se 30 kërkesa, por ky numër po rritet çdo ditë. Shumica e tyre janë fëmijë 12 vjeç e lart. Ka edhe lojtarë profesionistë që duan të ndryshojnë pasaportën dhe të luajnë me flamurin tonë”, deklaron Polskiy për “Eurosport”.

Polskiy gjithashtu tregon për një marrëdhënie të mirë midis federatave ruse dhe kazake, duke u treguar gjithmonë neutral përballë konfliktit të armatosur: “Ne jemi kolegë, ka respekt dhe bashkëpunim në shumë drejtime. Për shembull, kur ndodhi kjo situatë me Ukrainën dhe Rusinë, ne ofruam mundësinë që rusët dhe ukrainasit të stërviteshin në Kazakistan, në tokën tonë, në qytete të ndryshme. Ata erdhën, organizuan kampe stërvitore, morën pjesë në turne. Ekziston ky ndërveprim. Kazakistani ka qenë gjithmonë neutral, ne jemi për miqësinë, për paqen mes vendeve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos