Pas disa javësh thashetheme, konfirmimi për ndarjen e çiftit Gigi Hadid dhe Zayn Malik erdhi nga modelja që theu heshtjen për ndarjen nga i dashuri Zayn Malik.
Sipas thashethemeve, Gigi Hadid dhe Zayn Malik u ndanë pasi ish-këngëtari i One Direction u akuzua për sulm ndaj nënës së modeles.
57-vjeçarja Yolanda Hadid, dyshohet se është goditur nga partneri i vajzës së saj dhe po mendonte ta denonconte.
Zayn i ka mohuar me vendosmëri akuzat, duke thënë se mosmarrëveshja e tyre ishte thjesht një shkëmbim “fjalësh të ashpra”.
“Mohoj kategorikisht se kam goditur Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap detaje të mëtejshme. Shpresoj që Yolanda të rishqyrtojë akuzat e saj të rreme dhe të vendosë t'i menaxhojë këto probleme familjare në mënyrë private”, tha këngëtari për TMZ.
Shumë pak detaje kanë dalë se çfarë ka ndodhur saktësisht, por një burim ka thënë se ky mund të mos jetë fundi i vërtetë për çiftin, që janë ndarë dhe pajtuar disa herë në të kaluarën. Kjo nuk është hera e parë që Gigi Hadid dhe Zayn Malik ndahen.
Ata u takuan në nëntor 2015, më pas u ndanë në 2018. Ata u kthyen së bashku në fund të vitit 2019 dhe mirëpritën vajzën e tyre, Khai, në vjeshtën e 2020. (A2 Televizion)