Ndahen komisionerët, në KZAZ edhe anëtarë nga PSD e Doshit dhe PL e Metës

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 22:25 | Politikë
Ndahen komisionerët, në KZAZ edhe anëtarë nga PSD e Doshit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi ndarjen e anëtarëve të KZAZ-ve mes forcave politike për garën vendore të 14 majit.

Përveç dy forcave të mëdha politike, në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor do të kenë anëtarët e tyre edhe social-demokratët e Tom Doshit, bashkë me Partinë e Lirisë të Ilir Metës.

“Dy anëtarë në çdo KZAZ propozohet nga Partia Socialiste, një anëtar në çdo KZAZ propozohet nga Partia Social Demokrate, dy anëtarë në çdo KZAZ propozohen nga Partia Demokratike, një anëtar në çdo KZAZ propozohet nga Partia e Lirisë. Kandidaturat për anëtar duhet të paraqiten deri në 29 janar”, tha Celibashi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/14/zgjedhjet-e-14-majit-celibashi-sistemi-elektronik-i-sigurt-nga-sulmet-kibernetike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos